Rreth Francë

Franca ose zyrtarisht Republika Franceze, shtet i Evropës perëndimore, është i përbërë nga Franca metropolitane dhe nga departamentet e përtejdetit (Départements d'Outremer). Parisi është qyteti më i madh dhe kryeqytet i saj. Ajo është njëra nga themelueset e Bashkimit Evropian (BE), zonës së Euro-s dhe hapësirës Schengen. Si këshilltare e OSCE është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka ndikuar në afirmimin e „Deklaratës për të Drejtat e Njeriut dhe të Qytetarëve“ të nxjerrë në vitin 1789. Përveç çështjeve politike, Franca gjithashtu është një ndër qendrat kulturore më të spikatura të botës ku shquhet veçanërisht në letërsi