Rreth Greqi

Greqia është vend në pjesën juglindore të Evropës, në jug të Ballkanit. Shteti i krijuar në tokën e Greqisë antike kufizohet në veriperëndim me Shqipërinë, në veri me Republikën e Maqedonisë dhe Bullgarinë, në verilindje ndan kufirin tokësor me Turqinë, ndërsa në pjesën lindore edhe kufirin detar. Deti Egje që ndan Greqinë nga Turqia përshkon bregdetin dhe ishujt e Greqisë në pjesën lindore deri në pikën ku bregdeti i saj fillon të laget nga ujërat e Detit Jon dhe Detit Mesdhe. Në ndryshim nga Greqia antike, shteti i tanishëm nuk ka shkëlqimin e qendrës kulturore botërore ndikimi i së cilës shtrihej nga Evropa, në Afrikën veriore e deri në Lindjen e mesme.