Rreth Pragë

Praga, kryeqyteti i Republikës Çeke, ndahet nga lumi Vltava. E quajtur ndryshe "Qyteti i njëqind rretheve", është i njohur për sheshin e qytetit të vjetër,për ndërtesat shumëngjyrëshe të stilit barok, për kishën gotike dhe orën mesjetare astronomike, e cila jep një shfaqje të animuar ore. E përfunduar në vitin 1402, Ura e këmbësorëve Charles Bridge është e veshur me statuja të shenjtorëve katolikë. Republika Çeke, e pozicionuar në Evropën Qëndrore, është një vend i njohur për kështjellat e saj, për birrën që prodhon ky vend si dhe historinë që mbart. Praga, kryeqyteti, është shtëpia e Kështjellës së Madhe të Pragës së shekullit të IX-të, një qytet i vjetër mesjetar. Çeský Krumlov, një qytet i vogël në rajonin e Bohemisë Jugore, dallon për pasurinë e tij të ndërtesave gotike, të Rilindjes dhe stilit barok, shumë prej të cilave janë restorante dhe dyqane në shtëpi. Republika Çeke ka një klimë të butë kontinentale, me verë të ngrohtë dhe dimër të ftohtë. Diferenca e temperaturës midis verës dhe dimrit është relativisht e lartë, për shkak të pozicionit gjeografik që ky vend ndodhet.