Rreth Turqi

Turqia ose zyrtarisht Republika e Turqisë, është një vend dykontinental, që shtrihet në Azinë e vogël dhe në Ballkan, Evropë. Në Turqi është vendkalimi i njohur strategjik ku ndodhet ura e Bosforit, e cila në veri ka Detin e Zi, ndërsa në jug Detin Mesdhe gjegjësisht Detin Egje. Turqia kufizohet nga tetë vende: Greqia dhe Bullgaria në veri-perëndim Gjeorgjia, Armenia dhe Azerbajxhani në veri-lindje Irani në lindje; Iraku dhe Siria në jug. Republika e Turqisë zë një sipërfaqe pre 814.578 km2 në të cilën jetojnë diçka më shumë se 74 milion, kryeqytet ka Ankaranë dhe gjuhë zyrtare shtetërore turqishten. Azia e vogël (Anatolia), është një vend i stepave të larta 900 deri 1200 metra mbi nivelin e detit të rrethuar me vargmale, vullkane dhe disa bjeshkë. Në lindje bjeshkët me majën Ararat (5 137m mbi niv. det.), në lindje të Trakisë vend malor i lartësive të mesme. Rreth 80% e numrit të banorëve janë turq, pastaj 10-12 milion kurd (diku 20%) si dhe arab, armen e popuj të Ballkanit në perëndim. Provincat me popullsitë më të mëdha janë Stambolli (13 milionë), Ankaraja (5 milionë), Izmiri (4 milionë), Bursa (3 milionë) dhe Adana (2 milion). Qyteti më i madh Stambolli është zemra financiare, ekonomike dhe kulturore e vendit. Afërsisht 75.5% e popullsisë së Turqisë jetojnë në qendrat urbane. Në tërësi, 19 provinca kanë popullsi që tejkalojnë 1 milion banorë, dhe 20 provinca kanë popullsi midis 1 milion dhe 500.000 banorë. Vetëm dy provincat kanë popullsi më pak se 100.000 banorë. Rrjeti i qarkullimit është i gjithanshëm, ka porte detare të njohura në Mersin, Stamboll dhe Izmir, ndërsa në Ankara, Stamboll, Izmir dhe Antalja janë aeroportet ndërkombëtare më të njohur Vendi ndahet ne tre zona klimaterike: Klima është oqeanike në bregdetin e Detit të Zi, subtropikale në Mesdhe dhe Egje bregdetit dhe kontinentale në të brendshme (Rrafshnalta e Andollides).