Address Rr. Durrësit, P.102, Tiranë 1001 +355 4 2232701

Si të bëjmë gati valixhen në mënyrë efikase!

Si të bëjmë gati valixhen në mënyrë efikase!

Nëse jeni duke planifikuar të udhëtoni, ndiqni këtë udhëzues se si të paketoni valixhen tuaj në mënyrë efikase dhe të keni një gjë më pak për tu shqetësuar apo “stresuar”. Gjithmonë jepni vetes kohë të mjaftueshme për të paketuar valixhen tuaj. Mos e lini atë deri në minutën e fundit, sepse ka shume të ngjarë që ju do të harrojni diçka apo të paketoni më shumë se ç’mund të ju nevojitet.
1. Zgjidhni valixhen e duhur
Lloji dhe kohëzgjatja e udhëtimit do të përcaktojë se çfarë madhësie dhe tipi bagazhi do të ju duhet. Për një fundjavë, një valixhe të vogël apo një çantë ndoshta do të bëjë punë, dhe për një udhëtim të gjatë të zgjidhni një valixhe të madhe (por jo shumë të madhe!) me rrota për lehtësimin e lëvizjes.
2. Kontrolloni motin
Është gjithmonë e nevojshme të shikoni parashikimin e motit në destinacionit tuaj, pasi kjo do t’ju japë një ide se çfarë kohe ju pret atje dhe do të jeni më të vendosur se çfarë veshje ju duhet të merrni.
3. Planifikoni itinerarin tuaj
Mendoni se çfarë aktivitetesh do të bësh gjatë ditëve të udhëtimit. Duke pasur të qartë se çfarë do të viziotni dhe ku do të shkoni do të jetë më e lehtë zgjedhja e rrobave. Një fustan për një darkë, rroabanjo për pishina, rroba për të qëndruar “rehat” rroba për në mbremje, pizhame etj.
4. Krijo një listë
Kaloni ca kohë duke shkruar një listë të plotë të çdo gjëje që ju dëshironi të merrni me vete dhe çdo gjë që ju mendoni se do të ju duhet. Pasi lista juaj është e plotë, shkoni mbi të dhe fshini sende që duken të panevojshme. Kjo gjë do të ju qartësojë.
5. Investo në sende “Paketim udhëtimi”
Nëse hapësira është e kufizuar, sigurohuni që sendet që merrni të jenë në madhësi “Paketim udhëtimi” që do të thotë, shampoo të vogla, furçë dhëmbësh e vogël. Brenda një çante ju do mund të merrni çdo gjë të nevojshme.
6. Paketo artikujt e “çuditshëm” më parë
Artikuj si këpucë, tharëse flokësh dhe çantat e ndryshme me produkte duhet të shihen nga ju si “mbushëset” e boshllëqeve. Mos i vendosni në qendër pasi forma e tyre do të ju prishë gjithë sistemimin e valixhes.
7. Lini pak hapësirë të lirë
Nëse ju e dini se kur të ktheheni me vete do të keni diçka si një dhuratë për shembull sigurohuni most a mbushni plot valixhen, port ë lini pak hapësirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *