Address Rr. Durrësit, P.102, Tiranë 1001 +355 4 2232701

Fëmijët? Ja si duhet t’i kalojnë pushimet verore!

Fëmijët? Ja si duhet t’i kalojnë pushimet verore!

Përgjithësisht pushimet kanë impakt tepër pozitiv në spektrin emocional të fëmijës dhe të prindërve pasi jo vetëm fuqizohet marrëdhënia ndërmjet tyre por edhe vëmendja dhe koha që u jepet fëmijëve i bën të ndihen mirë emocionalisht.
Diell, det dhe lojëra….këto do të ishin pushimet ideale për fëmijët të cilët prej vetëm pak javësh kanë mbyllur sezonin shkollor. Pas një periudhe të gjatë dhe të ngarkuar me shkollën dhe mësimet, temperaturat e larta dhe ditët me diell duket se i ftojnë ata drejt pushimeve. Për të larguar stresin e përditshëm dhe ngarkesat e vitit shumë prindër kanë nisur organizimin e pushimeve, prenotime si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Në disa raste resurtet e mëdha me oferta për familjarët janë ndër më të preferuarat, të tjera raste disa ditë pushime në mal. Dhe kështu duket se pushimet për disa në mos kanë nisur janë drejt nisjes. Në një intervistë për “Mapo”, psikologia Orjola Plaku teksa sqaron mbi rëndësinë e pushimeve verore tek fëmijët dhe impaktin që ato kanë emocionalisht, ajo qetëson prindërit të cilët në pamundësi për të bërë pushime verore në det apo mal do t’i kalojnë pushimet në shtëpi. Për psikologen jo domosdoshmërish deti apo shpenzimet janë të vlefshme. Sipas psikologes Plaku, pamundësia duhet të përkthehet në kohë. “Sa më shumë kohë të kaloni me fëmijët kjo është pushimi më i mirë që mund t’i rezervoni vetes dhe fëmijës tuaj. Kjo do të sjellë jo vetëm cilësi në marrëdhënie me fëmijën por do ta bëjë atë të zhvillojë besim duke ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme,”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *