Address Rr. Durrësit, P.102, Tiranë 1001 +355 4 2232701

Udhëtimi ndikon në shëndetin mendor më shumë se çdo aktivitet tjetër!

Udhëtimi ndikon në shëndetin mendor më shumë se çdo aktivitet tjetër!

“Duke pare hënën të shkëlqejë në anën tjetër të botës, unë nuk jam i njëjti.” – Mary Anne Radmacher
Nëse sapo jeni kthyer nga pushimet, do të gjeni veten në çdo rresht të këtij shkrimi. Një studim i ri i kryer nga Wakefield Research ka dalë në perfundimin se udhëtimi përmirëson dukshëm humorin tuaj. Sondazhi i “Traveler’s Sweet Spot” tregon se njerëzit ndihen më mirë kur udhëtojnë sesa kur bëjnë shopping apo ushtrohen. Këto aktitivitete ndikojnë në rritjen e nivelit të hormoneve të kënaqësisë, por udhëtimi na fal kënaqësi më shumë se çdo gjë tjetër. Studimi gjithashtu zbuloi se udhëtimi nuk duhet të jetë domosdoshmërisht i gjatë në mënyrë që të ndikojë tek ne. Katër nga pesë amerikanë pohojnë se preferojnë udhëtimet e shpeshta e të shkurtra sesa udhetimet e gjata dhe më të rralla. Dyzet e katër përqind raportuan se qëllimi i tyre ishte të bënin tre deri në katër pushime në vit, ndërsa gati dhjetë për qind do të përpiqen të bëjnë shtatë ose më shumë pushimet në vitin 2016. Udhëtimet mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes shpirtërore. Psikologia Dr. Linda Papadopoulos thotë se “Ekspozimi në diell besohet se rrit lirimin e hormonit serotonin i cili është i lidhur me humorin dhe ndihmon një person të ndihet i qetë dhe i fokusuar” Përfitimet e udhëtimit nuk lidhen vetëm me përmirësimin e humorit por lidhen gjithashtu me: përmirësimin e shëndetit, rritjen e vetbesimit, kreativitetin tuaj etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *